Osmani thumbon Hotin: Në dialog po hapen tema që janë shpallë antikushtetuese

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 15:38
Osmani thumbon Hotin: Në dialog po hapen tema që janë shpallë antikushtetuese

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i ka dërguar edhe sot një porosi ekzekutivit, duke kërkuar që në dialog të mos hapen tema që janë shpallur antikushtetuese.

 Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është takuar sot me përfaqësuesin special të Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstad.

Në njoftimin e zyrës për media të Kuvendit bëhet e ditur se në takim u trajtuan çështje të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19.

“Kryetarja Osmani e falënderoi z. Bjornstad për ndihmën dhe përkrahjen e dhënë nga ana e shtetit të Norvegjisë në menaxhimin e pandemisë. Ata gjithashtu diskutuan për efektet e menjëhershme pozitive pas hyrjes ne fuqi të Ligjit për parandalimin luftimin e pandemisë COVID-19, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësim të situatës dhe rrjedhimisht duke zvogëluar numrin e rasteve të infektuara”, thuhet në njoftim.

Përveç për pandeminë në këtë takim është folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Osmani ka deklaruar se duhet të ketë transparencë të plotë përgjatë këtij procesi.

Osmani ka deklaruar se nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut, mirëpo, e se është gabim serioz që po hapen çështje tashmë të mbyllura ndër vite si dhe po diskutohen çështje të rregullimit të brendshëm që tashmë janë shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese në vend.

“Në këtë drejtim, Osmani theksoi që: ‘Legjitimiteti, përgatitja, përvoja dhe arritja e unitetit politik janë formula e vetme për sukses në dialog”, thuhet në njoftim.

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë, z. Aarne Sannes...

Publiée par Kuvendi i Kosovës - Skupština Kosova sur Mardi 15 septembre 2020

(Kosova Sot Online)