Sot dy ambasadorë dorëzuan kredencialet te Presidenti Thaçi

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 17:45
Sot dy ambasadorë dorëzuan kredencialet te Presidenti Thaçi

Sot dy ambasadorë të rinj të Hungarisë dhe Holandës kanë dorëzuar kredencialet e tyre tek presidenti Hashim Thaçi

Ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë do të jetë Jozsef Bencze, i cili sot ka dorëzuar kredencialet e tij tek presidenti Thaçi.

Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të shtrihen edhe më shumë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

 “Jemi mirënjohës për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë shtetit të Kosovës në vazhdimësi. Presim të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kurse ambasadorja e re e Holandës në Kosovë do të jetë Carin Lobbezoo, e cila gjithashtu ka dorëzuar kredencialet e saj tek presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, ambasadores Lobbezzoo, derisa ka theksuar se Holanda është partner i rëndësishëm për Kosovën në veçanti sa i përket integrimit të Kosovës në BE dhe liberalizimit të vizave, ku vendi ynë ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët evropianë.

“Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim në agjendën e saj evropiane”, përfundoi presidenti Thaçi.

(Kosova Sot Online)