Netanyahu: Marrëveshjet e normalizimit mund t’i japin fund konfliktit arabo-izraelit

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 21:41
Netanyahu: Marrëveshjet e normalizimit mund t’i japin fund konfliktit arabo-izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë i marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit mund t’i japin fund konfliktit arabo-izraelit.

“Për ata që mbajnë plagët e luftës, vlerësojnë bekimet e paqes, ajo që ne po bëjmë sot është e madhe, së pari, sepse kjo paqe përfundimisht do të shtrihet në shtetet e tjera arabe dhe sepse ajo mund t’i japë fund konfliktit midis Izraelit dhe vendeve arabe njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i EBA-s, Abdullah ben Zayed Al-Nahyane, e falënderoi udhëheqësin izraelit për ndalimin e aneksimit të territoreve palestineze.

(Kosova Sot Online)