Në Pejë po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 09:51
Në Pejë po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre pesë janë në gjendje më të rëndë.

Në njoftim bëhet e ditur se një pacient është në respirator dhe 17 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ndërsa 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë.

Po ashtu, gjatë orëve të fundit në këtë spital janë kryer tri lindje, dy normale dhe një me prerje cezariane. Janë lindur tri foshnja, dy të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.

217 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2.917 analiza.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 121 shërbime radiologjike dhe prej tyre 85 rëntgen, 22 EHO dhe 14 CT. 

(Kosova Sot Online)