Nuk ka ligj për supermenët e Kosovës, marrin deri në 6 - 8 paga dhe janë të pa prekshëm

Nuk ka ligj për supermenët e Kosovës, marrin deri në 6 - 8 paga dhe janë të pa prekshëm
Nuk ka ligj për supermenët e Kosovës, marrin deri në 6 - 8 paga dhe janë të pa prekshëm

Hasan Preteni

  • 16 September 2020 - 07:39

Shkruan: Hasan Preteni

“Si është e mundur që brenda një orari të punës të angazhohet në punë tjera me pagesa shtesë...Dita për këta supermenat tanë zgjatë së paku 56 orë pune, 7 vende pune nga 8 orë janë rrafsh 56 orë. Po cili është përkushtimi për atë punë që e bëjnë ata, cilat janë rezultatet. Kush i kontrollon ata që janë në vendin e punës. Këta janë duke luajtur me inteligjencën tonë,me ligjet e Kosovës dhe me durimin qytetar”.

-Qe më shumë se 10 vite janë publikuar të dhënat në lidhje me punësimet e shumëfishta. Gati çdo i treti zyrtar ka më shumë se dy vende pune. Duhet qartësuar se problemi për këta zyrtar nuk është penal por etik dhe moral. Fizika si shkencë nuk lejon që një person në të njëjtën kohë të qëndroj në dy vende, e këta zyrtarët tonë jo në dy por më shumë se tre e deri në 7 pozita. U quajtën supremen e me shumë epitete tjera. Problemi është ligjor, problem është vullneti politik për të ndryshuar diçka. Konflikti i Interesit është ligj sa për sy e faqe, është konfuz me qëllim të krijimit të mjegullës. Ujku dëshiron mjegull. Ligjet duhet të jenë koncize. Çka kujt i lejohet. Të përcaktohen drejtë se prokurorë, gjyqtarët dhe hetuesit policor nuk mundë të kenë asnjë vend tjetër pune. Të gjitha kolegjet e universitetet private janë të mbushura me zyrtar të tillë. Nuk i punësojnë ata se janë profesionist po se janë nëpër institucione e mund ti ndihmojnë këta në rrethana të ndryshme. Cili hetues, cili prokuror do të hapte rastin "kundër" patronit-punëdhënësit të vetë.

Nuk është me rëndësi paga që e merr por funksioni që e realizon. Konflikt interesi me premisa të favorizimit, shantazhimit dhe bllokimit. Ligji duhet saktë të përcakton se çka është e lejueshme për deputetin, ministrin, zëvendësministrin, drejtorin e doganave, drejtorët e mekanizmave të pavarur. Duhet të sanksionohen punësimet që bien ndesh me ligjin, ligj në pritje, ligj që nuk e dëshiron askush sepse e godasin vetveten. Nuk ka presion publik dhe nuk ka vullnet politik. Ku ka në botë që kryeprokurori ti ketë 6-7 të hyra alternative. Po ai ose ajo e merr pagën e plotë për detyrën e prokurorit, ai duhet të largohet nga zyra edhe atë me kerr zyrtar dhe vozitës zyrtar për të shkuar në vendin e dytë, tretë, katërt apo...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".