Fotografi e paparë deri më tani: Shqiptarët duke parakaluar në Chicago gjatë viteve të 60’ta

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 10:18
Fotografi e paparë deri më tani: Shqiptarët duke parakaluar në Chicago gjatë viteve të 60’ta

Një fotografi e vjetër e shqiptarëve me plis dhe veshje kombëtare, e bërë në vitet e 60’ta në Chicago, është shpërndarë së fundi në rrjetet sociale. Ky parakalim i tyre në këtë qytet është bërë për Shqipërinë Etnike

Shumë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shpesh mblidhen çdo vit për të bërë parakalime në qytetin e Chicagos, konkretisht në rrugën kryesore Michigan Avenue.

Qysh herët shqiptarët kanë bërë organizime të tilla, ku me veshje dhe flamuj kombëtarë janë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqen në këtë rrugë.

Një fotografi e vjetër tash së fundi është bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqen disa shqiptarë në vitet e 60’ta në Chicago.

Shqiptarët shihet duke parakaluar në rrugën kryesore të qytetit Michigan Avenue, për Shqipërinë Etnike.

Me veshje popullore dhe me flamurin shqiptarë në dorë ata kanë tërhequr vëmendjen e vendasve.

Më poshtë keni fotografinë që është bërë virale së fundi. 

(Kosova Sot Online)