Bie në bunar, vdes gruaja nga Vushtrria

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 10:30
Bie në bunar, vdes gruaja nga Vushtrria

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur dje në qytetin e Vushtrrisë. Atje një grua në rrethana ende të panjohura ka rënë në një bunar.  ajo është dërguar për në emergjencë ku edhe ka ndërruar jetë.

“Vushtrri 15.09.2020 – 08:30. Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)