Rrahu fëmijët e gjithë familjen, çka ndodhi me gruan nga Podujeva

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 10:40
Rrahu fëmijët e gjithë familjen, çka ndodhi me gruan nga Podujeva

Policia në Podujevë ka arrestuar një grua e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e më pas edhe anëtarëve tjerë të familjes

Rasto ka ndodhur pasditen e së hënës në Podujevë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e me pas edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes”, njofton policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)