Testet e Covid 19 po falsifikohen në një laborator në Shkup

  • G.G /
  • 16 September 2020 - 10:53
Testet e Covid 19 po falsifikohen në një laborator në Shkup

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin shqiptar, shtetas i Maqedonisë. I njëjti në pikën kufitare në Han të Elezit e kishte prezantuar testin për Cocid 19. Policia ka arritur që të zbulojë se testi që ky person e ka paraqitur ka qenë i falsifikuar.

Gjatë intervistimit të së njëjtit nga Policia, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i panjohur.

Rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“PKK Hani Elezit  14.09.2020 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për Covid 19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit  nga një person i panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)