Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 11:46
Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tetë (8) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penal

(Kosova Sot Online)