Australiani fiton një milion dollarë në lotari pasi luajti me të njëjtit numra për 20 vjet

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 14:10
Australiani fiton një milion dollarë në lotari pasi luajti me të njëjtit numra për 20 vjet

Një burrë nga rajoni Queensland i Australisë i ka fituar një milion dollarë pasi luajti me të njëjtit numra në lotari për 20 vjet me radhë.

Ai tha se duke iu falënderuar shumës së fituar në lotari, tash ka mundësi që ta plotësojë një ëndërr jetësore me bashkëshorten e tij.

“Gjithmonë kam dashur të shkoj në Ishujt Easter. Për mua ka qenë një ëndërr për një kohë, prandaj shpresoj se kur të na lejohet udhëtimi përsëri të kem mundësi ta realizoj këtë”, tha ai.

Burri tha se nuk besonte që numrat e tij të qëllonin fitues pasi kishte luajtur me ta pa sukses për njëzet vjet. “Është e pabesueshme. Sinqerisht, kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhë. Shpreson, lutesh, por ti kurrë në të vërtetë nuk mendon se do ta fitosh lotarinë”, tha ai.

Përpos plotësimit të ëndrrës për të udhëtuar në ishuj, për të cilën do të ndajë një pjesë të të hollave, pjesën tjetër ai thotë se do ta investojë në fondet e pensionit.

Menaxheri i pikës ku u ble tiketa fituese i uroi fat burrit që u gëzua me një milion dollarë, duke thënë se në pikat e tyre janë shitur shumë bileta fituese.

(Kosova Sot Online)