Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 15:39
Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

Nga 20 komuna të Kosovës janë shënuar 76 rastet e fundit me Covid 19.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë deklaruar se numri total i personave të prekur nga Covid 19 në vendin tonë ka arritur në 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin Covid 19.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

E gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.

(Kosova Sot Online)