Skocia shënon 267 raste të reja të koronavirusit

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 16:01
Skocia shënon 267 raste të reja të koronavirusit

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë vend janë regjistruar 267 raste të reja të koronavirusit.

Kjo i bie që 3.6 për qind e personave të testuar kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19. Shifra e përgjithshme e të infektuarve në Skoci shkoi në 23,283, shkruan BBC.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënua një person i vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 2,501.

“Ne fatkeqësisht jemi shumë të qartë se rastet tash për tash janë duke u ngritur”, tha ministrja Sturgeon gjatë konferencës ditore për raportimin e rasteve.

Pavarësisht rasteve të reja, Skocia ka shumë më pak persona të infektuar në krahasim me Anglinë, që është shteti më i prekur nga pandemia brenda Mbretërisë së Bashkuar, kryesisht edhe për shkak të numrit më të madh të popullsisë.

(Kosova Sot Online)