Ambasadori Kosnett përkujton Adem Mikullovcin

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 17:34
Ambasadori Kosnett përkujton Adem Mikullovcin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar aktorin kosovar Adem Mikullovci i cili vdiq dje.

Kosnett ka shkruar në Twitter se i bashkohen të gjithë Kosovës në përkujtimin e jetës së aktorit Adem Mikullovci, duke thënë se kontributet e tij për kulturën dhe pavarësinë e Kosovës do të lë një një trashëgimi që do të zgjasë.

“Ne i bashkohemi gjithë Kosovës në dhimbjen për humbjen dhe përkujtimin e jetës së aktorit, komedianit, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, arti dhe humori i tij ka ngritu lartë moralin e Kosovës. Kontributet e tij për kulturën e Kosovës, pavarësinë dhe karakterin do të lë një trashëgimi që do të zgjasë”, ka shkruar Kosnett.

(Kosova Sot Online)