Haxhiu: Ka pasur edhe tjerë deputetë me COVID-19, por e kanë fshehur

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 18:08
Haxhiu: Ka pasur edhe tjerë deputetë me COVID-19, por e kanë fshehur

Deputetja e AAK’së, Teuta Haxhiu, ka thënë se ka pasur deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë fshehur se kanë qenë të infektuar me COVID-19

Haxhiu tha se këta deputetë nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë me koronavirus.

“Ka pasur deputetë që kanë qenë të infektuar dhe nuk kanë treguar. Gojarisht më është thënë se ka deputetë që nuk e kanë bërë publike, por kanë qenë të infektuar me COVID-19”, deklaroi Haxhiu.

Derisa ka folur për koronavirusin, ajo tha se vajza e saj është ofenduar e fyer, pasi Haxhiu e kishte bërë publike se ishte prekur nga koronavirusi.

“Vajza ime mori fyerje e kritika se unë e kam bërë publike që jam infektuar me COVID-19”, ka thënë Haxhiu.

(Kosova Sot Online)