Situata me Covid 19 në Pejë: 4 pacientë në gjendje të rëndë

  • G.G /
  • 17 September 2020 - 10:19
Situata me Covid 19 në Pejë: 4 pacientë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 4 pacientë.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në respirator, 11 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe prej tyre, 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 

(Kosova Sot Online)