Fotografi prekëse të familjarëve duke i përcjellë ushtarët amerikanë në Kosovë

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 10:47
 Fotografi prekëse të familjarëve duke i përcjellë ushtarët amerikanë në Kosovë

Të hënën rreth 100 ushtarë amerikanë të Gardës Kombëtare të Iowas janë nisur për shërbim në Kosovë.

Ushtarët janë nisur nga “Red Rose” në Sioux City të Iowa’s pas një ceremonie në të cilën nuk janë lejuar të marrin pjesë familjarët për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

Garda Kombëtare e Iowa’s ka shpërndarë fotografi të familjarëve duke I përcjellë ushatrët amerikanë për në Kosovë.

Ushtarët do të shërbejnë për një vjet në vendin tonë ku do t’i bashkohet 350 trupave të tjera amerikane që ndodhen në Kosovë.

(Kosova Sot Online)