Ulja e dënimit për Pjetër Ndrecaj, reagon grupi i grave deputete

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 11:31
Ulja e dënimit për Pjetër Ndrecaj, reagon grupi i grave deputete

Deputetja e LDK’së, Vlora Limani Hajduni si kryesuese e grupit të grave deputete ka folur në seancën e sotme për uljen e dënimit ndaj Pjetër Ndrecaj, që akuzohet për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, raporton Gazeta Express.

“Pa dashtë të tingëlloi si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, në emrin e grave deputetëve shpreh shqetësimin për uljen e dënimit ndaj dorasit të Valbonës dhe vajzës së saj”, ka thënë deputetja duke shtuar se organet e drejtësisë duhet të kenë politika të ashpra ndaj çdo dhunuesi.

“Organet e drejtësisë duhet të kenë politika të ashpra ndaj çdo dhunuesi e ndaj çdo kujt që shkakton dhunë në familje që të mos shkaktohet fund tragjik sic ishte rasti i Valbonës dhe vajzës së saj. Natyrisht jemi të vetëdijshëm që niveli politik nuk duhet të hyjë në drejtësi, po ne duhet të zhvillojmë politika jo diskriminuese”, ka shtuar Limani-Hajduni.

Lidhur me deklarimin e deputetes ka folur edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Duke ju bashkuar këtij reagimi, ftoj të gjithë deputetët që t’i bashkëngjiten këtij reagimi për vrasje të tilla të tmerrshme dhe dhunën në baza gjinore”, ka thënë kryetarja e Kuvendit.

(Kosova Sot Online )