Qeveria pajtohet me Sindikatën e Policisë, premtohet zgjidhje e shpejtë

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 12:40
 Qeveria pajtohet me Sindikatën e Policisë, premtohet zgjidhje e shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka premtuar zgjidhje për Policinë e Kosovë pasi që këta të fundit kanë kërcënuar me protesta.

Hoti ka thënë se janë takuar me sindikatën dhe se së shpejti do të gjendet një zgjidhje.

“Pajtohem dhe ndaj shqetësimin e njëjtë, por sepse ka pasur mundësi që të kryhet edhe më herët, ne tash me Ministrin dhe Drejtorin e Policisë e kemi taku sindikatën i kemi evidentu orët shtesë edhe të vitit të kaluar që nuk janë paguar ende jemi dakorduar që ta paguajmë tash, Po bisedojmë për shujtën, sigurimin dhe pensionimi i parakohshëm”, ka thënë ai.

“ Këto çështje janë që jemi dakordu me sindikatën për disa javë do të marrim vendim edhe për shujtën, për sigurime dhe pensionim nga viti i ardhshëm do të bëjmë një zgjidhje afatgjate”, shtoi kryeministri.

(Kosova Sot Online)