Shtyhet raportimi i Hotit në Kuvend, deputetët shkojnë në pauzë

  • G.G /
  • 17 September 2020 - 13:03
Shtyhet raportimi i Hotit në Kuvend, deputetët shkojnë në pauzë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të raportojë sot para deputetëve për vizitën në Uashington dhe marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, raportimi i tij është shtyrë për në ora 14:30.

Kjo pasi që Kuvendi deri në atë kohë ka shkuar në pushim.

“Sipas agjendës, në radhë është raportimi i kryeministrit, po e marrim tani pauzën deri në ora 14:30 në mënyrë që të mos ndërpritet seanca pas fillimit të kësaj pike”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci para deputetëve.

(Kosova Sot Online)