Zhdukja e 80-vjeçarit në kryeqytet, familjarët ofrojnë shpërblim për atë që e gjen

  • G.G /
  • 17 September 2020 - 14:08
Zhdukja e 80-vjeçarit në kryeqytet, familjarët ofrojnë shpërblim për atë që e gjen

Janë bërë më shumë se dy javë që nga dita kur është zhdukur Enver Bekolli nga Prishtina. Familjarët e 80-vjeçarit janë duke e kërkuar që prej asaj dite, por nuk kanë arritur t’i bien në gjurmë.

Së fundmi, familja ka njoftuar se do të ndajë edhe një shpërblim prej 5 mijë euro për atë që japin informacion për vendndodhjen e familjarit të tyre.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, i cili është një prej vullnetarëve të angazhuar për gjetjen e të moshuarit.

“Kanë kaluar shumë ditë që nga humbja e z. Enver Berkollit dhe ende nuk kemi ndonjë lajm se ku mund të jetë. Familja Berkolli do të shpërblej me 5.000€ ( pese mijë euro) ata të cilët do ta jepin info për vendodhjen e z. Enver Berkollin”.

Ndërkohë, në rrjete sociale janë publikuar edhe fotografi të të moshuarit dhe janë dhënë informacione se çka kishte pasur të veshur ditën që ishte larguar nga shtëpia.

 “I moshuari kishte veshë këmishë të gjelbër, pantallona të zi dhe kapelë të zëzë si në foto”, thuhet në njoftim.

Kushdo që ka ndonjë informacion rreth të moshuarit mund t’i lajmërojë familjarët në këta numra: 044-649-172 dhe 044-407-943.

 

Te dashur qytetare Kan kaluar shume dite qe nga humbja e z. Enver Berkollit dhe ende nuk kemi ndonje lajme se ku mund...

Publiée par Ridvan Tahiri Riki sur Jeudi 17 septembre 2020

(Kosova Sot Online)