KQZ përfundon shqyrtimin e aplikimeve për votim jashtë vendit

  • A.P /
  • 19 May 2026 - 07:22
KQZ përfundon shqyrtimin e aplikimeve për votim jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në përgjithësi janë aprovuar 131,800 votues jashtë vendit nga 142,803 aplikues.

Sipas të dhënave të bëra publike numri më i madh i qytetarëve të regjistruar kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërsa mijëra të tjerë do të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Votimi përmes postës do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor, ndërkaq, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor organizohet votimi në përfaqësi diplomatike organizohet.

(Kosova Sot Online)