E zbulon njeriu i afërt i Hotit: Merkel e Macron na thanë ta përfundojmë dialogun deri në fund të vitit

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 08:03
E zbulon njeriu i afërt i Hotit: Merkel e Macron na thanë ta përfundojmë dialogun deri në fund të vitit

Këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri ka zbuluar se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë thënë se dialogu me Kosovë-Serbi duhet të përfundojë deri në fund të vitit

Kështu tha ai nëDukagjini, ku mes tjerash shtoi se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Të gjitha tematikat që do të shtjellohen dhe të gjitha marrëveshjet tjera eventuale do të bien në ujë nëse nuk ka njohje nga Serbia. Kosova nuk ka asnjë obligim t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje nëse nuk ka njohje nga Serbia”, tha ai.

Beqiri tmes tjerash tha se nga Merkel dhe Macron është bërë e çartë se procesi i dialogut nuk duhet të jetë i pafund.

“Në takimin e ndërmjetësuar nga Merkel dhe Macron është bërë e qartë se ky nuk është një proces i pafund. Është përmendur edhe fundi i vitit si përmbyllje e procesit. Pra ka afat kohorë se kur do të përmbyllet dialogu”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)