Qytetet dhe fshatrat ku u konfirmuan rastet e reja

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 15:30
Qytetet dhe fshatrat ku u konfirmuan rastet e reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 57 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 678 mostrave.

Rastet që u konfirmuan sot janë nga Prishtina, Gjilani, Peja, Lipjani, Deçani, Klina, Podujeva, Drenasi, Fushë Kosova, Mitrovica, Prizreni, Skenderaj, Vitia, Vushtrria, Ferizaj, Kamenica dhe Kaçniku.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14 mijë e 939 , me gjithsej 611 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003“, thuhet në njoftim.

 

137 TË SHËRUAR DHE 57 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Vendredi 18 septembre 2020

(Kosova Sot Online)