Frika nga përhapja e koronavirusit, në këtë vend nuk do të ketë fishekzjarre për Vitin e Ri

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 15:45
Frika nga përhapja e koronavirusit, në këtë vend nuk do të ketë fishekzjarre për Vitin e Ri

Situata e krijuar me koronavirus ka detyruar Londrën të anulojë festën e fishekzjarrëve këtë vit.

Sipas kryetarit të Bashkësisë së Londrës, Sadiq Khan, në një intervistë për LBC, do të ishte shumë e rrezikshme qe njerëzit të mblidheshin në qendër të qytetit duke festuar fillimin e Vitit të Ri.

“Do të ketë një ngjarje alternative në televizion që njerëzit mund të shijojnë nga shtëpitë e tyre, kudo që janë”, ka thënë Khan.

Ndër masat e marra nga Anglia është edhe tubimi i më shumë se dhjetë personave.

(Kosova Sot Online)