Kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar pavarësisht uljes së temperaturave

  • S.A /
  • 19 September 2020 - 08:29
Kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar pavarësisht uljes së temperaturave

Ulja e temperaturave nuk i pengon qytetarët e Kosovës që të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet.

Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë kaluar në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.

Ndërkohë forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes.

(Kosova Sot Online )