Lexoni edhe:
Hashim Thaçi me skenar për ta flakur Qeverinë Hoti në koshin e plehrave
Një veturë e drejtuar nga një shtetas rus e ka thyer perimetrin e rezidencës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Moskë, John J. Sullivan.
Zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Rusi, Rebecca Ross, njoftoi përmes një postimi në Twitter se personi që e bëri këtë shkelje është ndalur nga personeli i ambasadës dhe i është dorëzuar autoriteteve.
Hashim Thaçi me skenar për ta flakur Qeverinë Hoti në koshin e plehraveLexoni edhe:
Ross shtoi se në këtë incident nuk pati persona të lënduar dhe se ambasadori Sullivan nuk ka qenë brenda ndërtesës në kohën e incidentit, shkruan Free Europe.
Sipas kanalit “112 Telegram”, i cili nuk ka cituar burime, vozitësi i veturës që shkeli perimetrin e rezidencës diplomatike ishte në gjendje të dehur.
(Kosova Sot Online)