Ky është polici që u arratis para fillimit të mega-aksionit policor në Karaçevë

  • G.G /
  • 19 September 2020 - 10:59
Ky është polici që u arratis para fillimit të mega-aksionit policor në Karaçevë

Mega-aksioni policor që u zhvillua mbrëmë solli në pranga 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre 3 nga komuniteti serb dhe 8 nga ai shqiptar.

Mirëpo, fatin e tyre nuk e kishte polici në departamentin e policisë kufitare në Muçivercë të Kamenicës, Ferid Leci, i cili dyshohet se nga rrjedhja paraprake e informacioneve arriti ta shmangë arrestimin e tij.

Siç mësojnë mediat vendore nga burime të besueshme brenda organeve të sigurisë në vend, Leci dyshohet se jo vetëm që nuk e luftoi krimin dhe korrupsionin në zonën kufitare ku shërbeu, por ai përfitoi në emër të pozitës së tij zyrtare duke iu bashkuar grupeve të ndryshme kriminale që u morëm për shumë kohë me veprimtari të kundërligjshme në zonën e Karaçevës.

(Kosova Sot Online)