Rusia dërgon 400 mercenarë në Libi, i paguan 1,500 deri 2,000 dollarë në muaj

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 09:59
Rusia dërgon 400 mercenarë në Libi, i paguan 1,500 deri 2,000 dollarë në muaj

Rusia i ka dërguar 400 mercenarë në Libi për të luftuar për gjeneralin Khalifa Haftar. Këta mercenarë u dërguan nga rajoni Qamisli i Sirisë verilindore.

Sipas burimeve lokale, Rusia po vazhdon ta mbështesë Haftarin me mercenarë nga Siria, duke i paguar ata me mijëra dollarë në muaj, shkruan Anadolu.

Së paku 400 militantë “Shahiba” nga forcat lokale, të themeluara nga regjimi i Asadit në Qamisli, u dërguan nga Rusia në Libi.

Raportohet se Rusia i paguan këta mercenarë të dërguar nga Siria në Libi me një rrogë prej 1,500 deri në 2,000 dollarë në muaj.

Muajin e kaluar, Rusia arriti një marrëveshje në rajonin Qamishli të Sirisë me 1,000 persona të moshës 20 deri 45-vjeçare, të cilët gjithashtu pritet të dërgohen në Libi së shpejti.

Vlerësohet se numri i përgjithshëm i mercenarëve të dërguar nga Rusia për të luftuar për Haftarin nga provinca të ndryshme të Sirisë ka shkuar në mbi 5,000.

Në mesin e luftëtarëve të huaj që po luftojnë për gjeneralin Haftar, i cili nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, përpos mercenarëve të dërguar nga Rusia, ka edhe militantë nga Sudani dhe rebelë nga Çadi.

(Kosova Sot Online)