Lexoni edhe:
Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, të hënën tha se e përkrah presidentin e tanishëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ai i akuzoi demokratët se botën po e detyrojnë drejt një imperializmi moral.
“Ne qëndrojmë për fitoren e Donald Trumpit, sepse e njohim mirë diplomacinë e qeverive amerikane të Demokratëve, të ndërtuar mbi imperializmin moral. Ne kemi qenë të detyruar ta marrim si mostër këtë më herët, nuk na pëlqeu, nuk e duam një të dytë”, shkroi Orban.
Vazhdon seanca e Kuvendit të KosovësLexoni edhe:
Politikani nacionalist do të përballet me një sfidë të madhe për pushtetin e tij në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në fillim të vitit 2022, në kohën kur Hungaria po përgatitet për t’u ballafaquar me ndikimin ekonomik dhe social të valës së dytë të koronavirusit, shkruan Reuters.
Orban tha se Hungaria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore do ta vendosin efiçiencën ekonomike para politikave të Bashkimit Evropian, si “qëllimet klimatike të ngritura deri në absurditet, një Evropë sociale, një kod të taksave të përbashkëta dhe një shoqërie multikulturore”, shkroi ai.
(Kosova Sot Online)