Djaloshi 12-vjeçar detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 10:33
Djaloshi 12-vjeçar detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12-vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollorë mungon Kosova.

Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shkollën të ndryshojë librat duke e përfshirë edhe Kosovën në to.

Këtë e bëri të ditur nëna e Diellit, Aurora Pirraku – Eriksson, e cila është politikane shqiptare e angazhuar në radhët e Partisë Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet (Soialdemokrater för tro oh solidaritet), në qytetin Västerås të Qarkut Västmanland në Suedi.

“Krenare si nënë dhe si shtetase e Kosovës që djali im Dielli 12 vjeç vuri në dukje faktin se në librat e shkollës Kristiansborgsskolan Västerås të Suedisë, nuk ishte Kosova. Ai ngriti zërin dhe sot kjo shkollë i ndryshoj librat. Një shkrepëse i vë zjarrin pyllit dhe një çelës i vogël hap dyer të mëdha”, ka shkruar Aurora.

(Kosova Sot Online)