Edhe kaq ditë keni afat t’i dorëzoni dokumentet për aplikim në UP

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 10:43
Edhe kaq ditë keni afat t’i dorëzoni dokumentet për aplikim në UP

Universiteti i Prishtinës ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021.

Përmes një njoftimi në Facebook, UP-ja ka njoftuar se në afatin e parë të konkursit do të pranohen gjithsej 6638 studentë.

“Ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e I-rë të studimeve themelore, për vitin akademik 2020/2021. Gjithsej 6638 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursi”, thuhet në njoftim.

Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më datën 30 shtator.

Të dashur maturantë, Ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve…

(Kosova Sot Online)