Policia prishtinasit i gjen armë e fishekë

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 10:57
Policia prishtinasit i gjen armë e fishekë

Policia në Prishtinë i ka gjetur një personi një armë, një karikator dhe 12 fishekë

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse i dyshuari është arrestuar apo jo.

“Raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)