Shtatë të lënduar nga përleshja e djeshme në Prizren, personi që shtiu me armë dërgohet në mbajtje

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 11:00
Shtatë të lënduar nga përleshja e djeshme në Prizren, personi që shtiu me armë dërgohet në mbajtje

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga një përleshje fizike që ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Prizren. Ndërsa personi i cili kishte shtënë me armë është dërguar në mbajtje.

Gjatë kontrollit të veturës së njërit nga të dyshuarit është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë,  dy thika dhe një qelës gome që dyshohet të jetë përdorur në përleshje.

“Raportohet se janë përfshirë në një përleshje fizike shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore ku gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar, është gjetur një armë me një karikator me katër fishekë,  dy thika dhe një qelës gome që dyshohet të jetë përdorur në rast. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve i cili kishte në posedim armën dhe kishte shtënë me të, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)