Një rast i ri me koronavirus në zonat e banuara me serb në Kosovë

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 11:03
Një rast i ri me koronavirus në zonat e banuara me serb në Kosovë

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është regjistruar një rast i ri i infektimit me koronavirus, ndërsa janë regjistruar gjashtë raste të shërmit.

Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Krizave në veri të Mitrovicës.

Që nga fillimi i pandemisë në këto zona, 5,160 njerëz janë testuar, nga të cilët prania e virusit korona është konfirmuar në 997 njerëz.

Aktualisht, 56 raste janë aktive, kurse deri më tani 904 njerëz janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, 38 njerëz kanë vdekur në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)