Aksident ndërmjet 5 veturave në Prishtinë, lëndohet një person

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 11:42
Aksident ndërmjet 5 veturave në Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)