Këto banka botërore kanë ndihmuar kriminelët të pastrojnë rreth 2 trilionë dollarë

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 12:46
Këto banka botërore kanë ndihmuar kriminelët të pastrojnë rreth 2 trilionë dollarë

Dje u zbuluan disa dokumente sekrete, në të cilat thuhet se disa nga bankat më të mëdha në botë kanë ndihmuar kriminelë të ndryshëm të lëvizin paratë e krijuara nga aktiviteti kriminal për rreth dy dekada me radhë.

Dokumentet përfshinin më shumë se 2 mijë raportime për Aktivitet të Dyshimtë (një raportim që bankat bëjnë drejt autoriteteve të drejtësisë amerikane kur kanë dyshime për transaksionet që po kryejnë), ku jepeshin detaje për transaksione mundësisht korruptive me vlerë rreth 2 trilionë dollarë, brenda sistemit financiar amerikan.

Sipas dokumenteve, bankat u kanë ofruar shërbime financiare individëve me rrezik të lartë përfshirjeje në aktivitete kriminale edhe pasi ndaj tyre ishin vendosur sanksione nga ana e qeverisë amerikane.

Dokumentet u siguruan fillimisht nga BuzzFeed News, e më pas u publikuan nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, në të cilën tregon se në këtë skemë janë të përfshirë 5 banka botërore, si JPMorgan, HSBC, Standard Chartered, Deutsche Bank dhe Bank of New York Mellon.

Mes individëve dhe organizatave të përfshira në këto transaksione janë oligarkë rusë, organizata terroriste, kartele droge dhe shumë individë të përfshirë në skema mashtrimi me qeveri të ndryshme. 

(Kosova Sot Online)