
Lexoni edhe:
Modeli kroat i ndjekjes së kokave të krimit, metoda më adekuate për vendet që pretendojnë anëtarësimin në BE
Policia ka marrë valixhen e cila u cilësua si e dyshimtë, në lagjen “Bill Clinton” në kryeqytet. Brenda valixhes ka pasur rroba dhe gjësende personale, megjithatë ende nuk dihet se kujt i përkasin
Media ka qëndruar në vendin e ngjarjes, nga ku raporton se bashkë me valixhen, policia ka marrë edhe një person.
Ndërkohë një pjesë e rrugës “ Bill Kllinton” është bllokuar për qarkullim për shkak të valixhes që u gjet mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Kllinton’ ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës ‘Bill Kllinton’ është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online)