Përplasje me Arben Gashin e LDK-së, Memli Krasniqi: Edhe s’i keni numrat, edhe keni arrogancë

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 14:53
Përplasje me Arben Gashin e LDK-së, Memli Krasniqi: Edhe s’i keni numrat, edhe keni arrogancë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se bashkë me deputetin Kujtim Shala kanë shkuar 10-15 herë për të folur me deputetët e PDK-së, për t’ia votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Memli Krasniqi i PDK-së thotë se “kjo nuk është e vërtetë”.

Drejtuesi i deputetëve të LDK-së, bashkë me Kujtim Shalën, thonë se kanë kërkuar nga deputetët e opozitës, konkretisht të PDK-së, ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Krasniqi thotë se nëse vinë dy ose tri herë deputetët e pozitës, i bie se nuk e kanë pasur për t’i bindur.

“Me ardhë dy-tri herë, ajo është me la gojën”.

“Nuk jam i sigurt që këta po duan me kalu ligjin. Ndoshta kanë arsye tjera. As ‘V’ prej vullnetit nuk ka për me i kalu ligjet e Qeverisë”, ka shtuar Krasniqi.  

“Edhe mos me i pasë numrat, edhe me pasë arrogancë…”

Ndërkaq, Gashi ka thënë se kjo gjuhë e Krasniqit është e ashpër, për shkak se është deputet i opozitës dhe “i takon”.

“Unë e di që z. Krasniqi i takon me folë ma ashpër. Por besoj, ai e di për çka po flasim. Unë mendoj që duhet të kalohet ky ligj”, ka thënë Gashi.

Krasniqi më pas a ka kujtuar Gashit planin për rimëkëmbje ekonomike të dorëzuar në Kuvend nga PDK-ja në prill të këtij viti.

“Jam duke folur për iniciativën e PDK-së që është e barasvlershme me projektligjin tuaj, bile është me e vjetër, se prej 7 prillit kemi kërkuar”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)