Grenell konfirmon se vjen me 13 kaubojë në Prishtinë

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 16:33
Grenell konfirmon se vjen me 13 kaubojë në Prishtinë

Ambasadori Grenell, duke e shpëndarë shkrimin e gazetarit Berat Buzhala, konfirmon se po vjen 13 “kaubojë” në Prishtinë.

Richard Grenell, emisari i Presidentit Trump, për dialogun Kosovë – Serbi vjen sot në Prishtinë vet i 14-i. Bashkë me të do të jenë zyrtarë të shumtë të Departmentit amerikan të Shtetit.

Grenell ka shpërndarë në profilin e tij në Tëitter shkrimin e Buzhalës që mbante titutllin “14 kaubojë në Prishtinë”, duke shkruar “po, është e vërtetë”.

Bashkë me shkrimin ai e ka postuar edhe një fotografi të një gruaje me çizme të stilit të kaubojve, që me gjasë është njëra nga zyrtaret amerikane.

Ndryshe, ambasadori Grenell viziton sot edhe Beogradin. Kjo vizitë ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë dy javë më parë.

Javë më parë, në një reagim pas marrëveshjes Kosovë – Serbi, të nënshkruar në prani të presidentit Donald Trump, ish-kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Grenellin “kauboj”.

Kurti këtë e ka shkruar, kur po komentonte fushatën zgjedhore në Amerikë. 


(Kosova Sot Online)