Ky është ekipi 10-anëtarësh i Hotit që e pret sot Grenellin

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 18:16
Ky është ekipi 10-anëtarësh i Hotit që e pret sot Grenellin

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me vartësit e tij e presin sot në Qeveri emisarin special amerikan, Richard Grenellin. Në ekipin e Hotit, përvec të zakonshmëve, është edhe zëvendësikryeministri serb, Goran Rakiq.

Në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.

Ndryshe, Grenelli bashkë me 13 zyrtarë të tjerë amerikanë vjen në Prishtinë dy javë pasi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e presentit Donald Trump, Serbia dhe Kosova nënshkruan dy marrëveshje.

Grenell arrin sot për vizitë zyrtare në Kosovë, bashkë me një delegacion të qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

(Kosova Sot Online)