Analistët në Kosovë flasin për vizitën e Richard Grenell

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 23:01
Analistët në Kosovë flasin për vizitën e Richard Grenell

Janë bërë gati 3 javë nga marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Me 4 shtator, Hoti e Vuçiq dhanë firmat e tyre në një letër zotimesh, për normalizimin ekonomik mes Kosovës e Serbisë.

E pikërisht kjo ujdi e arritur, duket se është arsyeja që Richard Grenell erdhi në Kosovë këtë të hënë.

Analisti Ramush Tahiri, thotë se në takimin me Hotin do diskutohet për implementimin e disa pikave të marrëveshjes.

Ky thotë se implementimi i kësaj marrëveshje sjell investime milardëshe në Kosovë.

Ndërkohë njohësi tjetër i çështjeve politike, Fitim Salihu e cilëson këtë vizitë si garancion nga SHBA për implementimin e marrëveshjes së 4 shtatorit.

Kjo pasi që sipas tij, delegacioni që erdhi nga Amerika përbehet nga ekspertë të fushave të ndryshme.

(Kosova Sot Online)