Izoluan të gjithë botën, por shikoni se çfarë ndodh sot në Wuhan, pamjet që të lënë pa fjalë

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 08:12
Izoluan të gjithë botën, por shikoni se çfarë ndodh sot në Wuhan, pamjet që të lënë pa fjalë

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por deri tani Wuhan shihet si vendi i origjinës së virusit COVID-19, i cili ka vendosur në panik gjithë botë dhe ka marrë deri tani mbi 965 mijë jetë njerëzish.

Por, duket se virusi i tmerrshëm është harruar shpejt në qytetin kinez. Së fundmi, në media janë duke qarkulluar pamje shqetësuese nga Wuhan-i, ku qindra të rinj festojnë ngjitur me njëri-tjetrin.

Jeta e natës zhvillohet pa problem nga të rinjtë në qytetin kinez, pa maska, pa distancë, madje nuk mungojnë as puthjet me njëri-tjetrin.

A thua se ka marrë fund pandemia COVID-19 në Wuhan, i cili na ka lënë në mendje imazhet me viktima në mes të rrugës dimrin e kaluar?

(Kosova Sot Online)