84-vjeçari nga Kamenica goditet për vdekje nga një veturë

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 08:15
84-vjeçari nga Kamenica goditet për vdekje nga një veturë

Një 84 vjeçar nga Kamenica ka vdekur, pasi u godit nga një veturë sonte rreth orës 19:00 në lagjen “Iliria”.

Lajmin  e ka bërë të ditur Policia rajonale në Gjilan, ku ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar.

“Rreth orës 19:00 në Kamenicë një i moshuar, këmbësor është goditur nga një veturë. Mjeku e ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është ndaluar me vendim të prokurorit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

(Kosova Sot Online)