Shqiptohen gjoba për pronarët e transportit publik në Pejë, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 10:30
Shqiptohen gjoba për pronarët e transportit publik në Pejë, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka shqiptuar 7 gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, kjo pasi nuk kanë punuar me kapacitet të përgjysmuar sa i përket numrit të udhëtarëve.

Dje në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës ka filluar aktivitetin policor, duke bërë kontrollin detal te të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik si autobus, kombibus si dhe taksive.

Policia e Pejës në një komunikatë të lëshuar për media ka bërë të ditur se po ashtu janë shqiptuar edhe gjoba për udhëtarët që nuk kanë respektuar ligjin antiCovid për mosbartjen e maskës.

Ky aktivitet policor është marrë me fillimin e fazës së dytë të procesit mësimor të vitit shkollor 2020/21, pasi ka rritje të numrit të udhëtarëve dhe të nxënësve që shfrytëzojnë mjetet e transportit publik.

Aktiviteti i tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. 

(Kosova Sot Online)