Shoferi e godet një grua në Prizren dhe ikë nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 10:42
Shoferi e godet një grua në Prizren dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Prizren.

Policia njofton se i dyshuari ka goditur një këmbësore dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Ka ndodhë një aksident trafiku ku i dyshuari NN ka goditur këmbësoren femër kosovare në vendkalim të shënuar për këmbësor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)