Zemaj: Jemi në një fazë ku po marrim frymë më lirshëm, do të kërkojmë organizim shtesë

  • E.K /
  • 22 shtator 2020 - 10:49
Zemaj: Jemi në një fazë ku po marrim frymë më lirshëm, do të kërkojmë organizim shtesë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë vizituar sot ambientet e QKUK-së ku u takuan me ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqin.

Zemaj tha se do të kërkojnë organizim shtesë për avancimin e shërbimeve shëndetësore.

“Jemi në një fazë kur na është dhënë mundësia që bashkërisht të marrim pak frymë më lirshëm, në këtë kohë do të kërkojmë organizim shtesë, do të ngrisim interferimin e përbashkët sipas detyrave dhe ligjeve në fuqi, për avancimin e shërbimeve shëndetësore”, tha Zemaj.

Ndërsa, kryeministri Hoti ka përgëzuar stafin shëndetësor për punën që kanë bërë për menaxhimin e pandemisë. Ai ka thënë se janë duke punuar që vjeshta Kosovën ta gjejë më të përgatitur sa i përket valës së dytë.

(Kosova Sot Online)