Vushtrri, Policia arreston të burgosurin që u arratisë vitin e kaluar

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 11:33
Vushtrri, Policia arreston të burgosurin që u arratisë vitin e kaluar

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi i njëjti ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Policia njofton se i njëjti ka qenë në arrati që nga data 14 shtator 2019, kur ishte arratisur derisa ka qenë në vuajtje të dënimit.

“Lidhur me rastin më datë 21.09.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili ka qenë në arrati pasi me datën 14.09.2019 deri sa ka qenë në vuajtje të dënimit është arratisur nga Qendra Korrektuese e Burgut të Smrekonicës”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në Qendrën Korrektuese të Burgut në Smrekonicë.

(Kosova Sot Online)