Rusia pritet ta regjistrojë vaksinën e dytë potenciale kundër COVID-19

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 11:52
Rusia pritet ta regjistrojë vaksinën e dytë potenciale kundër COVID-19

Rusia është duke pritur që të regjistrojë vaksinën e dytë potenciale kundër COVID-19 deri kah mesi i muajit tetor.

Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve “TASS”, duke cituar agjencinë ruse të mbikëqyrjes së sigurisë së konsumatorit “Rospotrebnadzor”.

Vaksina është zhvilluar nga Instituti “Vector”, që ka kompletuar testimet e fazës së parë në njerëz javën e shkuar, ndërsa vaksina pritet të regjistrohet më 15 tetor.

Rusia regjistroi vaksinën e parë kandidate në muajin gusht, ndërsa janë duke vazhduar testimet.

(Kosova Sot Online)