Në momentin kur ju dërguan dosjet e reja, veteranët ishin në takim me KFOR’in gjerman

  • E.K /
  • 22 shtator 2020 - 12:22
Në momentin kur ju dërguan dosjet e reja, veteranët ishin në takim me KFOR’in gjerman

Sot gjatë ditës në zyrat e OVL UÇK’së në Prishtinë janë dërguar dosje të reja, të cilat sipas kësaj organizate rrjedhin nga Specialja.

Në një konferencë për media, nga kjo organizatë kanë deklaruar se në momentin kur kanë ardhur dosjet, në zyrat e tyre po mbahej një takim me KFOR’in gjerman.

“KFOR’i në Gjerman ishte në takim kur kanë ardhë dosjet e speciales. KFOR’i gjerman i ka fotografuar. Siguria jonë është zero në atë kuptim”, kanë thënë nga kjo organizatë.

Të njejtin kanë bërë të ditur se sot iu është dërguar edhe propozim aktakuza për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin, derisa, veteranët kanë publikuar edhe tre emrat e tjerë që janë në këtë propozim-aktakuzë.

(Kosova Sot Online)